Dy të trena përplasen “kokë më kokë” në Kili, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë si pasojë e një aksidenti tragjik në Kili. Bëhet me dije se një tren mallrash është përplasur brutalisht kokë më kokë me një tren testimi në periferi të kryeqytetit kilen Santiago, duke lënë të vrarë dy njerëz e duke plagosur nëntë të tjerë.

Gjithashtu autoritetet vendase kanë njoftuar se katër nga personat e përfshirë ishin personel kinez i hekurudhave kilene. Hekurudhat thanë se treni testues shtetëror që po lëvizte pa pasagjerë u përplas me trenin e mallrave të kompanisë private Pacific Railways, ndërsa nuk kishte ende shkaqe zyrtare për dështimin e drejtimit apo sinjalistikës.

“Me keqardhje njoftojmë vdekjen e dy punonjësve në trenin e mallrave,” tha kompania shtetërore duke shtuar se viktimat ishin drejtuesi i trenit dhe ndihmësi i tij.

Ndërsa nëntë të plagosurit, mes të cilëve kater kineze gjendeshin në trenin që po kryente testime shpejtësie para hyrjes në shërbim, sipas autoriteteve. Treni testues ishte i ndërtuar nga kompania kineze CRRC Sifang, që sipas autoriteteve kishte fituar tenderin për ringjalljen e transportit hekurudhor në Kili.

Prokurori Pedro Aravena tha se aksidenti ndodhi sepse treni i goditur, pra treni mallrave, po vinte nga jugu me ngarkesë dhe për arsye të paditura, treni i testimit nuk ishte njoftuar se treni i mallrave po vinte në ate drejtim. Drejtuesi i trenit të testimit që drejtonte operacionin, u arrestua sot për vrasje nga pakujdesia dhe plagosje të shumëfishtë.

Zyrtarët shtonin se personat në trenin e testimit kishin pikasur se do të përplaseshin dhe pa mundur të ndërhynin ishin zhvendosur në vagonin e fundit për t’ui shpëtuar vdekjes. Ndërsa drejtuesit e trenit të mallrave nuk kishin kuptuar ardhjen e një tjetër treni dhe vuajtën forcën e plotë të përplasjes duke humbur jetën në vend. Policia tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.


Shtuar 20.06.2024 20:31

Tags: