Manastirliu: Kemi hyrë në javën e 9-të me një rënie të qëndrueshme të rasteve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se sot do të vijnë edhe  11,700 doza të vaksinës Pfizer.

Manastirliu ka dhënë gjithashtu lajmin e mirë se vendi hyn në javën e 9 me një rënie që qendrueshme të rasteve të reja.

“Sot mbërrijnë edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer, teksa vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, me objektivin e palëkundur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.

Lajmi i mirë është se Shqipëria hyn në në javën e 9 me rënie të qëndrueshme të rasteve të reja me #Covid19 dhe tashmë jemi -sipas të gjitha vlerësimeve- zonë me risk të ulët të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi Sars-Cov2, por lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me vigjilencë të shtuar në zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e Covid”, thotë Manastirliu./albeu.com