Mbledhja e komisionit për sigurinë kombëtare është bllokuar, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Takimi ka kaluar online, pasi deputetët demokratë e kanë bllokuar. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili theksoi se marrëveshja e parë që duhet të kalojë është ajo për të respektuar kushtetutën.
“Marrëveshja e dytë për të shenjtëruar votën e lirë, marrëveshja e tretë është për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruat duke shpopulluar Shqipërinë. Marrëveshja e katërt për të luftuar krimin pas Shqipëria po shpopullohet nga korrupsioni dhe paligjshmëria. Këto janë marrëveshjet që duan shqiptarët, jo ato që duan barbarët. Prej 10 vitesh jeni vetëm barbarë. Tani e keni kthyer edhe në një Ruandë. Ato që kanë prioritet shqiptarët do të trajtohen dhe asgjë që nuk kanë prioritet shqiptarët”, tha Noka.