Një 35-vjeçar shqiptar u arrestuar nga policia italiane pasi ai akuzohet se ka dhunuar brenda garazhit të shtëpisë gruan e tij. Mediat italiane shkruajnë se ishte e reja ajo e cila arriti të denoncojë në polici duke vënë oficerët në veprim.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Madadaloni në qytetin e Casertas të dielën. Mësohet se bashkëshorti e kishte mbyllur italianen brenda garazhit të një vile të pabanuar dhe ushtronte dhunë ndaj saj prej kohësh, madje dhe në prani të djalit të tyre 9 vjeçar.