E rëndë, sulm me armë në Bruksel, raportohet për dy të vdekur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Bruksel, ku ka patur një sulm me armë.

Sipas “Tgcom”, thuhet se një person ka hapur zjarr në qendër të Brukselit.

Si pasojë, dyshohet se janë vrarë dy persona dhe disa të plagosur, ndërsa autori është arratisur.

Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.


Shtuar 16.10.2023 21:02