Kadastra në kaos, TIMS-i pa gjurmë, por Rama del e flet për Shpiragun

Kadastra është një kaos i vërtetë, policia mes skandalit të bashkëpunimit me krimin, e konfirmuar nga aplikacioni SKY, sistemi TIMS është vjedhur, por kryeministri Rama ka gjetur kohë sot për të dalë para mediave me lajmin se në Shpirag është gjetur naftë.

Pritej që kryeministri bashkë me ministren Balluku të dilnin sot për të dhënë shpjegime për Kadastrën, e cila ka bllokuar mijëra qytetarë si edhe bankat, të cilat nuk bëjnë dot veprime me pronat.

Gjithçka ndodh në kushtet kur Kadastra merr paratë për çdo procedurë, edhe pse nuk ofron shërbimin. Peng i kaosit kanë mbetur edhe noterët, të cilët janë të detyruar të marrin pagesat nga qytetarët për kryerjen e veprimeve, por kur skadon afati dhe duhet të riaplikojnë, qytetarëve iu duhet sërish që të aplikojnë. /albeu.com


Shtuar 23.08.2023 12:09