Zbulimi i naftës në Shpirag, Rama: Mund të sjellë impakt historik në zhvillimin ekonomik

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media me ministren Belind Balluku, po flasim për zbulimin e natës në Shpirag.

Kreu i qeverisë u shpreh se zbulimi mund të sjellë impakt historik në zhvillimin ekonomik social, por edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik.

“Sot jam me Ballukun për të folur për zbulmin e rëndësishëm që mund të ketë impakt historik në zhvillimin ekonomik social, por edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Jemi në një fazë të avancuar. Dhe në prag të testimit vendimtar, për të testuar qendrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës që mund të nxirret nga nënëtoka. Të thotë se rezerva ndodhet aty, është prekur pas një eksplorimi shumë të vëshië për shkak të gjeologjisë së zonës dhe investimit masiv të thyerjes së përsëritur të sondeve. Lajmi interesant është se ende nuk është cekur uji, që është nën reserve që prezumon që madhësia e revervës mund të jetë dhe më e madhe. Nuk jemi në kushtet të flasim për shifra konkrete, informacionet janë konfidenciale, sepse pa marrë rezultatin e testit final që përcakton se nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga ana financiare, atëhere kuptohet se reverza është aty dhe mbetet aty për një kohe tjetër kur teknologjia mund të avancojë”, tha Rama.

Kryeministri më tej tha se Shqipëria, dhe ato pak burime natyrore që ka, ndër vite janë abuzuar.

“Për fat të keq, për shkak të keqeverisjes dhe abzuimit historik me burimet tona natyrore, I dime mirë. Të mos u kthehemi historive me AlbPetroli, Patoz Marizën etj, fjala naftë për shqiptarët është bërë sinoim i fjalës vjedhje. Nuk është se kemi pasur deri më tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend. Burimet e shfrytëzuara ndër vite kanë qenë modeste dhe koncesionet e bëra në të shkuarën klanë qenë skandaloze, dorëzim total i të drejtës së popullit për të marrë pjesë në këtë pasuri.

Por, megjitjatë, edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar. Ajo që dua të them është se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë që kemi pasur. Për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona natyrore kemi bërë ndryshim të qasjes së shtëtit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale me komapni të nivelit ndërkombëtar si SHELL apo ENI.

Kjo pasuri e madhe është e shqiptarëve dhe do të jetë një mbështetje për çdonjërin, jo se do marrë një kovë me naftë apo para, por përfitimi do të impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë”, shtoi Rama.


Shtuar 23.08.2023 12:09