SPAK kërkon ta arrestojë, avokatët: Ahmetaj është larguar jashtë vendit për arsye familjare

Ditën e djeshme avokatët e Arben Ahmetajt konfirmuan se ai nuk ndodhet në Shqipëri.

Sakaq, ditën e sotme, gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve  avokatët e Ahmetajt kanë pohuar se ai është larguar nga vendi për arsye familjare.

Ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt, pasi avokatët nuk kanë dhënë detaje për vendin në të cilin është larguar.

Në Këshillin e Mandatve po diskutohet sërish kërkesa e SPAK për t’i hapur rrugë ose jo arrestimit të Ahmetajt./Albeu.com.


Shtuar 12.07.2023 17:11