Kuvendi kishte parashikuar që ditën e sotme të mblidhej seanca plenare e radhës.
Por me anë të një shkrese, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar deputetët e opozitës për anulimin e seancës.
Në letrën e Nikollës thuhet se për shkak të kërkesës së disa deputetëve të cilët janë të angazhuar në fushatë me zgjedhësit, seanca e sotme do të shtyhet.
“Nisur nga kërkesa e disa deputetëve se për shkak të angazimeve të tyre në veprimtari me zgjedhësit e kishin të pamundur pjesëmarrjen në seancën e ditës së hënë, kam ngarkuar shërbimin e seancës të njoftojë deputetët për moszhvillimin e seancës”, thuhet në shkresën e saj.
Më tej ajo shton se Kuvendi ka pasur edhe raste të tjera kur kryetari i Kuvendit ka vendosur të mos zhvillohet seanca plenare në datën e planifikuar për shkak të kërkesave të ardhura nga deputetët./Albeu.com/