Ajo është një ndër aktoret më të dashura për publikun dhe njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë. Është fjala për Rudina Dembacajn, e cila herë pas here ndan momente nga jeta e saj dhe së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.
Ajo ka zbuluar se çfarë gjesti romantik ka bërë së fundmi Marku për të. Aktorja theksoi se ai i shkruan “Të dua” sa herë nuk janë afër fizikisht, e shoqëron ku do ajo, i qëndron pranë, kërcen, gatuan dhe argëtohet me të.
“Më shkruan “Të dua” kur nuk jemi afër fizikisht, çdo ditë. Më shoqëron në çdo gjë që kam qejf. Më rri pranë në çdo shqetësim, sado i vogël apo jo.
Kërcen me mua. Gatuan me mua. Pi verë me mua. Sot më përshëndeti me këngën që po vë në sfond! A ka më romantik se kaq?”, shkruan Rudina.
Ndryshe nga herët e tjera, fansat kësaj radhe kanë qenë kuriozë të dinë se “si shkon me kunatat” dhe aktorja nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet.
“Kam 3 kunata, pra motrat e Markut, shkoj shumë mirë”, ka thënë aktorja e dashur për publikun.
Kujtojmë që para disa kohësh në një intervistë, Rudina rrëfeu momentin kur i kishte treguar familjes për Mark Frrokun.