Lotina Haziri dhe reperi Mozzik janë bërë së fundmi prindër për herë të parë së bashku, duke mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Oz.
Mëngjesin e sotëm, Lotina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur.
Të lidhura
None found
Në fotografinë e publikuar në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur, teksa mban me shumë përkujdesje në krahë vogëlushin. “My forever”, ka shkruar Lotina krahas fotografisë.
Kujtojmë se çifti u bë prindër më 16 tetor. Ndërkohë, Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës nga lidhja e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.







