Modelja e njohur nga Kosova, Arbenita Ismajli ka dalë me mesazh të fortë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj.
Ismajli e prekur për vrasjen e 49-vjeçares shkruan se, që me dosjen që ajo ka pasur të hapur për përplasjen me ish-partnerin e saj, reperin Fero, e ka humbur besimin te drejtësia, duke shkruar se për institucionet e vendit femrat që kanë qenë viktima të dhunës janë vetëm një dosje dhe jo jetë njerëzish.
Të lidhura
None found
“Kjo është pikërisht arsyeja pse unë, si nënë, humba besimin te gjykatat, prokuroria dhe qendra për Punë Sociale atje. Vendosa ta marr vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës tim, sepse e kuptova se për këto institucione, frika ime, trauma jonë, siguria dhe mirëqenia psikologjike e fëmijës tim nuk kishin asnjë peshë. Për ta ishim thjesht një dosje, jo dy jetë njerëzish që meritonin mbrojtje.”, shkruan Arbenita në reagimin e saj.
E irrituar nga ngjarja e rëndë e ndodhur para dy ditësh në Pejë, Arbenita vijon reagimin e saj e irrituar duke thënë se drejtësia që nuk ndodh në momentin e duhur, është dështim jo drejtësi.
“Si nënë, refuzova ta lë fatin e fëmijës tim në duart e një sistemi që nuk na dha siguri. As unë, as fëmija im nuk duhet të përfundojmë viktima që institucionet më në fund të na marrin seriozisht.
Nuk kam detyrim t’i besoj një sistemi që na ka dështuar. Kam detyrim ta mbroj fëmijën tim dhe veten, me çdo kusht. Sepse drejtësia që vjen pas tragjedisë nuk është drejtësi. Është dëshmi e dështimit të një shteti që duhej të na mbronte.”, shkruan Arbenita.







