Kryeministri Hristijan Micoski beson se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë do të vijojnë edhe pas humbjes së SNS-së së Aleksandar Vuçiqit, e cila deri tani ishte në pushtet.
Në një prononcim për “Lokalno”, Mickoski tha se e kishte uruar ndër të parët Ilija Srdanoviqin, drejtuesin e partisë fituese “Lista e Studentëve – Studentët fitojnë”.
Të lidhura
None found
“Shpresoj që raportet tona si fqinjë të mirë të vazhdojnë dhe që, përmes bashkëpunimit, të nxisim rritjen ekonomike në të dy vendet. Kam biseduar tashmë me Srdanoviqin, kreun e listës, dhe e kam përgëzuar për fitoren në zgjedhje. Isha ndër të parët që e urova”, u shpreh Micoski.
Para gazetarëve, Mickoski foli edhe për sulmet dhe fyerjet që, sipas tij, vijnë vazhdimisht nga një parti opozitare. “Jam mësuar me fyerjet, sulmet dhe akuzat e sajuara që dëgjoj ndaj meje nga foltorja e asaj partie opozitare. Ata do të donin që të ulesha në atë nivel dhe t’u përgjigjesha me të njëjtën mënyrë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha kryeministri.
Ai theksoi se synimi është zbatimi i projekteve të programit qeveritar. Ndër to është edhe promovimi i sotëm i aplikacionit “M.uslugi”, i cili parashikohet të zhvillohet më tej si portofol digjital./Telegrafi/






