Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë të ditur se protestuesi Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë. Sipas saj mjekët arritën të shpëtonin syrin e tij, por “rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim”.
Erjon Vishkulli, 28 vjecari nga Elbasani mbeti i plagosur ne sy gjatë protestave studentore që po zhvillohen prej 16 ditësh në Tiranë.
Të lidhura
None found
Ai u godit me plumb gome në syrin e majtë nga policia teksa po protestohej ne shesh. Pas dëmtimit, ai u operua ne Shqipëri, por duke qene se ishte rast i komplikuar ai u dërgua në Itali për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Përmes një reagimi, ministrja Spahiu njoftoi gjithashtu se qeveria ka miratuar mbështetjen financiare për trajtimin e Erjon Vishkullit.
Reagimi i plotë i ministres:
Sot qenka ditë lajmesh të mira. Pas kalimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe projekt-buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove, kam marrë një lajm të mirë nga Roma
Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.
Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.
Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.
Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.
Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit







