Policia greke ka vënë në pranga dy persona deri më tani në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit, Dmitris Kordas në Rafinë.
Arrestimet u bënë mëngjesin e sotëm, në kuadër të operacionit të nisur nga dita e djeshme. Të arrestuarit janë një grek dhe një i huaj, 24-vjeç.
“Policia greke dëshmoi edhe një herë se po vepron me efektivitet me arrestimin e dy vrasësve të 42-vjeçarit në Rafinë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos në llogarinë e tij në tëitter.
Ngjarja nisi pas një keqkuptimi të ndodhur në një lokal ku viktima është përplasur me 5 persona të tjerë.
Dyshohet se rë rinjtë me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42 vjeçarit grek, që ka qenë edhe zanafilla e sherrit që shkaktojë një viktimë. /albeu.com