Gjatë punimeve të Kongresit të PS-së, i cili si asnjëherë më parë ka nisur me 5 mbledhje në sheshe ku po diskutohet me grupet e interesit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj është ndalur të flasë edhe për ligjin e ri që do të hyjë në fuqi nga 1 qershori 2022 i cili ndalon përdorimin e qeseve plastike në vend.
Kumbaro tha se gjobat do të rriten për shkelësit, sepse qeset plastike rezultojnë të jenë ndotësit më të mëdhenjt të lumenjve.
“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese. Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis. Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, tha Kumbaro. /albeu.com