Tashmë janë zbuluar imazhet e para reale të fanellës së parë të Barcelonës për sezonin e ardhshëm, dizajni i së cilës u zbulua ekskluzivisht nga Mundo Deportivo shtatorin e kaluar.
Portali i specializuar Footy Headlines”publikoi se si do të jetë kompleti fillestar.
Në imazhet e fanellës së re të Barçës, ende nuk shfaqet logoja e Spotify, e cila do të jetë në pjesën e përparme të fanellës si rezultat i marrëveshjes së shpallur dje mes platformës muzikore dhe klubit të Barçës.
Duhet mbajtur mend se javën e kaluar portali Footy Headlines”konfirmoi tashmë se data e prezantimit të fanelles së parë të Barçës do të jetë 3 qershor. /albeu.com/