Maqedonia e Veriut ka regjistruar ditën e sotme 11 viktima dhe 135 raste të reja me Covid 19.
Në total janë kryer 1514 testime nga të cilat rezultuan 135 raste të reja me virusin vdekjeprurës.
Të lidhura
None found
Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar – 2, Shtip, Koçani, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë – 1.
Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e anë fituar 330 pacientë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni nga fillimi i epidemisë është 199.901, numri i të shëruarve 186.652, numri i të vdekurve 7.062./albeu.com/
