Flamur Noka “lëshon kushtrimin”: Jemi në krizë të thellë, partia nuk është pronë e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku u shpreh se PD është në krizë të thellë.

Sipas tij partia nuk është pronë e Bashës dhe askush nuk ka forcë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Pyetje: A i kërkuat të thërrasë kuvendin?

Flamur Noka: Sigurisht kërkohej vazhdimi i rutinës ndërkohë pd është në krizë. Iu kërkua nga unë dhe nga Alizoti dhe askush nuk m und të fshihet dhe të bëjë sikur nuk di gjë. Kërkohezt zgjidhja.

Berisha ka bërë me dije që shumë shpejt do njoftohet data. Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar statutin dhe për të dhënë zgjidhje dhe forcë për PD. Kuvendi nuk është i zotit basha, askush nuk ka forcë ta ndalojë mbledhjen e kuvendit , faleminderit./albeu.com/