Kjo është prova! The Simpsons parashikuan edhe satelitin “Albania” (VIDEO)

Mos e besoni po deshët por si duket seriali i animuar “Simpsons” ka parashikuar edhe satelitët e Shqipërisë në hapësirë.

Në episodin “The Exchange Student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.

Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”. /albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 17:04