Dikur refuzonte Kombëtaren për shkak të distancës, Besart Berisha transferohet te Prishtina (VIDEO)

Besart Berisha ka arritur në Prishtinë dhe është gati të nis aventurën e tij të re.

Golashënuesi më i mirë në histori të ligës australiane do të vesh fanellën e FC Prishtinës.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër”.

Berisha ishte në kontakte edhe me Ballkanin, por në fund Prishtina arriti t’ia mbush menden lojtarit.


Shtuar 15.09.2021 13:07