Ibrahimovic “ndez” motorët ndaj Lazios, lë pas dëmtimin dhe bëhet gati për debutim

6 ditë nga ndeshja Milan-Lazio  Ibra tashmë është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhë është gati për debutimin për këtë sezon edhe pse Pioli pritet të mos e rrezikojë, raporton SportMediaset.

Për Piolin, ishte gjithashtu një mundësi për të punuar në gjendjen fizike të Zlatan, i cili nuk ka luajtur që nga 9 qershori dhe u kthye në grup vetëm në fillim të shtatorit.

Brahim Diaz, tani zyrtarisht krijuesi i sulmit të kuqezinjve, pritet ta nisë si titullar sfidën ndaj Lazios. /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 10:00