Tragjedi në Kavajë! Po punonte në pallatin në ndërtim, 55-vjeçari bie nga lartësia e humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një shtetas, 55-vjeçar, punëtor në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia duke humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.09.2021 10:01