Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama/ Associated Press: Përshkallëzohen protestat, policia përdor gaz lotsjellës dhe shkopinj gome

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa situata në kryeqytet është përshkallëzuar të dielën, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press, protestuesit hodhën gurë dhe përdorën flakadanë e fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët iu përgjigjën me gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe ndërhyrje me shkopinj gome.

Të lidhura

None found

Gjatë protestave janë sulmuar ndërtesa qeveritare, janë dëmtuar vitrina biznesesh dhe janë ndezur zjarre, duke shtuar tensionet në kryeqytet.

Situata është përshkallëzuar më tej, pas përfshirjes së nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve universitarë në lëvizjen më të gjerë kundër qeverisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama, ndërsa tubimet dhe përplasjet e ditëve të fundit kanë shënuar një rritje të tensioneve politike në vend.


Shtuar më 19.10.2026 07:29