Dikur e quante diktator si Enver Hoxha, Zhaku shpërthen në lëvdata ndaj Edi Ramës: Të lumtë pushka!

Inida Gjata Kreuz ose ndryshe siç njihet në Shqipëri, “Zhaku” me anë të një statusi të gjatë në Facebook përgëzon publikisht kryeministrin Edi Rama.

Pas shumë kritikave të saj për çështje të ndryshme në Shqipëri, Zhaku është kthyer me një lum lëvdatash ndaj kryeministrit Rama për zgjedhjet e reja të qeverisë 3.

E lumtur për zgjedhjet e grave në politikë, kryesisht për Luljeta Bozon dhe Dalina Ibrahimin, Zhaku nuk përmbahet kur deklaron se dhe ajo do të kishte bërë të njëjtën zgjedhje po të kishte të njëjtën mundësi si Rama.

“Qëllove në shenjë këtë herë! Mua, ma mbylle gojën! Sidomos me Delina Ibrahimin dhe Luljeta Bozon! Hallall! Edhe vetë do tí kisha përzgjedhur, e madje edhe Kryeministre e Presidente do ti kisha bërë. Edhe mbretëresha madje! Bravo!”- shkruan Zhaku në Facebook.

Rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë gjatë një interviste, Zhaku akuzonte kryeministrin Rama duke e konsideruar atë një diktator në Shqipëri.

“Edi Rama që ka qenë simbol i njeriut liberal dhe njeriut progresist nuk mund tja lejonte vetes të shndërrohej në diktatorin më të tmerrshëm që kemi patur deri tani. Unë nuk e kuptoj dot se si është tjetërsuar ky njeri…”- deklaroi Zhaku  në A-Shoë përballë gazetarit Adi Krasta.

Postimi i plotë:

Të lumtë pushka xhaxhi Edi!

Qëllove në shenjë këtë herë! Mua, ma mbylle gojën! Sidomos me Delina Ibrahimin dhe Luljeta Bozon! Hallall! Edhe vetë do tí kisha përzgjedhur, e madje edhe Kryeministre e Presidente do ti kisha bërë. Edhe mbretëresha madje! Bravo! Shumë nga gratë që ke sjellë në politikën shqiptare, por edhe ato që ke përzgjedhur në jetën tënde, janë ajka e ajkës dhe model frymëzues për gruan e sotme shqiptare që është e pavarur, e zonja dhe e formuar!

Për këtë duhesh përgëzuar. Fatkeqësisht, që kur u riktheva në Shqipëri pas 3 vjetësh larg, nisën zagarët të lehin kundër erës edhe për mua, vetëm sepse mbajta qëndrim objektiv mbi realitetin shqiptar që pashë pas kaq kohësh. Turmat mendojnë se o duhet të jesh kundër o duhet të jesh pro. Nuk e krahasojnë realitetin me të kaluarën por me ëndrrat nën diell. Nuk e dinë turmat që kritika është po aq e domosdoshme sa lëvdata dhe e shohin si servilizëm një lëvdatë të merituar. Por mua s´më plas se cfarë thonë delet e deshtë se ua kam vënë vizën.

Ty bravo të qoftë njëherë për gratë që na ke sjellë në jetën publike dhe sidomos për përzgjedhjen e dy personaliteteve që përmenda më lart!

Delina Ibrahimi është akademikja më e formuar që njoh mes brezit tim në fushën e ekonomisë dhe financave. Vjen nga një familje e mrekullueshme mjekësh dhe gëzon dashurinë dhe respektin e gjithë njerëzve që e njohin. Unë do ta bëja kryeministre.

Luljeta Bozo është përfaqësuesja e klasës intelektuale që ndërtoi Shqipërinë dhe një personalitet i rrallë intelektual e njerëzor, që zor se vjen një herë të dytë. Këto pra janë modelet që do e frymëzojnë brezin e ri dhe do të sjellin një frymë akademike dhe teknike në politikë.

Bravo bravo. Këtë herë të përgëzoj vërtetë! /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 09:49