Familjarët, miqtë dhe kolegët e avokatit Saimir Vishaj po përjetojnë dhimbjen e ndarjes së tij nga jeta.
Këtë pasdite, në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulo, foli avokati Alban Qafa, mik i Vishajt prej 15 vitesh. Gjatë rrëfimit të tij, të shoqëruar edhe me lot, ai ndau hollësi për ditët e fundit të mikut.
Të lidhura
None found
Qafa tha se nuk e kishte pritur një ndarje kaq të shpejtë, pasi Vishaj kishte mposhtur sëmundjen kryesore, tumorin. Sipas tij, pas vaksinës që kishte marrë në Amerikë, i ishte dhënë garanci për të paktën 10 vite jetë. Ai u shpreh se rrëzimi në shkallë i kishte zënë në befasi, por nuk besonte se ai ishte shkaku i vetëm. Të paktën 3 ditë përpara ngjarjes, ata takoheshin çdo ditë, pasi Vishaj e kishte zyrën përballë SPAK-ut. Qafa tregoi se miku i tij ishte dobësuar shumë fizikisht: kishte humbur dukshëm peshë dhe forcë, gjendje që ia atribuonte kimioterapisë së fortë që po kryente. Sipas Qafës, sëmundja mund t’i ketë shkaktuar humbje ekuilibri.
Avokati tregoi edhe kush i qëndroi pranë Vishajt në momentet e fundit në spital. Vëllai i tij kishte ardhur nga Italia, ndërsa Elsa Lila dhe motra e saj i kishin qëndruar te koka gjatë gjithë kohës. Sipas Qafës, vëllai dhe të dyja mbesat nuk iu ndanë dajës për asnjë sekondë.








