Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se progres-raporti i Bashkimit Europian trajton shumë prej problemeve që opozita shqiptare ka ngritur më parë. Sipas saj, çështjet e përmendura në raportin e Komisionit Europian përputhen edhe me kërkesat e protestës, ndaj protestat duhet të vijojnë.
Zhupa akuzoi Policinë e Shtetit se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, në vend që të vepronte si polici në shërbim të shtetit. Ajo tha se të miturit e shoqëruar në komisariate pas protestave janë dhunuar dhe kërcënuar, si dhe u është bërë presion i madh që të mos marrin më pjesë në to. Për mbrojtjen e të miturve, deputetja bëri të ditur se ka depozituar një kërkesë në Kuvend.
Të lidhura
None found
Sipas Zhupës, janë shoqëruar 1046 persona, një numër që ajo e cilësoi tepër të lartë dhe tregues të pakënaqësisë popullore. Ajo u shpreh se presionet e Ramës nuk do të kenë rezultat dhe se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit.







