Aktori 55-vjeçar Noah Wyle është zgjedhur nga revista People si Mashkulli më Seksi i Gjallë për vitin 2026. Ylli i dramës mjekësore “The Pitt” rrëfeu se ky vlerësim ishte diçka që nuk e kishte pritur.
“Mendova se ishte një mashtrim. Nuk e kisha imagjinuar kurrë, as për një milion vjet, se do të më jepej ky nder”, tha Wyle, duke treguar se fillimisht nuk e besoi lajmin. Bashkëshortja e tij, Sarah, e ndihmoi të kuptonte se e meritonte titullin.
Të lidhura
None found
Sarah e shoqëroi gjatë fotografimit për revistën, të zhvilluar gushtin e kaluar në një rezidencë që sheh nga shkëmbinjtë e Malibusë. Aty ishin edhe vajza e tyre 11-vjeçare dhe qeni i familjes, prania e të cilëve nxori në pah rëndësinë që familja ka për aktorin.

Wyle u bë i njohur fillimisht në vitet 1990, falë rolit të mjekut të ri John Carter në serialin “Emergency Room” (ER). Në atë periudhë, ai u shfaq në kopertinën e People me kolegët George Clooney, Eric La Salle dhe Anthony Edwards, në një numër të veçantë me titull “Burrat Seksi të ER”. Clooney, ndërkohë, është shpallur dy herë nga revista burri më seksi i vitit.
Me suksesin e “The Pitt”, që do të rikthehet me sezonin e tretë në janar në HBO Max, Wyle po përjeton atë që e ka quajtur “momentin e dytë të madh” të karrierës. Roli i ka sjellë dy çmime Emmy radhazi për Aktorin më të Mirë dhe ka forcuar pozicionin e tij në televizion.
Në bisedën me redaktoren e People, Charlotte Triggs, aktori foli edhe për mënyrën si fëmijët e tij e pritën lajmin. Djali e komentoi me pragmatizëm, duke thënë se jeta e të atit do të bëhej më e vështirë, por se kjo ishte gjë e mirë. Ai përmendi gjithashtu se publiciteti mund të sjellë edhe kritika.
Vajza e tij më e madhe, nga ana tjetër, mezi e besoi lajmin. Wyle tha se ajo do ta ngacmojë për të për 50 vitet e ardhshme. I pyetur nëse pret që jeta t’i ndryshojë pas marrjes së titullit, Weil u përgjigj me shaka: “Shpresoj që gjithçka të ndryshojë. Shpresoj që tani e tutje të jetë gjithçka verë dhe trëndafila, qumësht dhe mjaltë.” Ai qeshi dhe sqaroi se nuk e kishte fjalën në kuptimin e mirëfilltë, ndërsa pranoi se miqtë dhe familjarët do ta ngacmojnë për vlerësimin e ri.







