Barcelona po shqyrton mundësinë për të transferuar në janar mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Willian Pacho. Trajneri Hansi Flick kërkon të përforcojë repartin defensiv të skuadrës katalunase.
RugeTV raporton se Barcelona synon të bëjë ofertë për reprezentuesin e Ekuadorit në ditët e para të afatit kalimtar dimëror.
Të lidhura
None found
Drejtuesit e klubit e konsiderojnë 24-vjeçarin partnerin e duhur në qendër të mbrojtjes për talentin Pau Cubarsi. Interesimi i tyre thuhet se u shtua pas paraqitjes së Pachოს kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco raportohet se po përgatiten t’i shpjegojnë mbrojtësit projektin e Barcelonës, me synimin për ta bindur që t’i bashkohet klubit katalunas.
Megjithatë, transferimi mund të jetë i vështirë për t’u realizuar. PSG-ja bëri të ditur në shtator se Pacho e kishte zgjatur kontratën deri në qershor të vitit 2031, duke e lidhur atë me klubin francez për një kohë të gjatë.
Pacho kaloi te PSG-ja në vitin 2024 nga Eintracht Frankfurti dhe prej atëherë është bërë një prej lojtarëve të rëndësishëm në mbrojtjen e kampionëve francezë.





