PS-ja do të marrë pjesë në konsultimet për zgjedhjet vendore, Balla thumbon PD-në për refuzimin e traditës

Partia Socialiste ka bërë të ditur se do të jetë e pranishme në takimet konsultative me Presidentin Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kritikoi me ironi Partinë Demokratike, pasi kjo e fundit është shprehur kundër ftesës për konsultim. Sipas Ballës, konsultimi me forcat politike është një praktikë e ndjekur nga çdo President i Republikës.

Të lidhura

None found

“Çdo President i Republikës ka ndjekur të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot ‘depoja e molotovëve’-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arsyes dhe të marrin pjesë në ZGJEDHJET VENDORE diku mes 15 Prillit – 15 Majit 2027. Të kundërtën e kanë provuar në forma të ndryshme me bojkot, me vulë, pa vulë etj.

Partia Socialiste konfirmon prezencën në konsultime me Presidentin e Republikës, zotin Bajram Begaj, mbi datën e zgjedhjeve vendore 2027”, tha Balla.


Shtuar më 27.10.2026 20:56