Ernest Muçi shkëlqen te Trabzonspori: statistika dukshëm më të mira se te Besiktasi

Kalimi te Trabzonspori duket se i ka dhënë një tjetër hov Ernest Muçit. Sulmuesi i Kombëtares po luan në nivelin më të mirë të tij dhe e tregoi këtë edhe në fitoren 3-4 të skuadrës nga Trabzoni përballë Rizesporit. Shqiptari dhuroi tri asiste, duke ndihmuar ekipin të merrte pikët e plota dhe të tërhiqte vëmendjen në Turqi.

Sipas të dhënave të publikuara nga media turke “Sabah Spor”, rezultatet e Trabzonsporit janë të lidhura me paraqitjet e Muçit në fushë. Ish-lojtari i Tiranës ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë 15 asiste në 46 ndeshje. Shifrat janë dukshëm më të larta se ato që regjistroi te Besiktasi, ku shënoi 11 gola dhe dha 4 asiste në 61 takime, përpara se të transferohej gjatë merkatos së verës.

Të lidhura

None found

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Thomas Reis, Muçi po shfaq një formë që dëshmon transformimin e tij pas kalimit te Trabzonspori. Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, lojtari kuqezi mund ta mbyllë sezonin me paraqitje mbresëlënëse dhe të përmirësojë edhe më tej statistikat e tij.


Shtuar më 27.10.2026 21:54