Të shtëna në një shkollë në Filipine, tre viktima dhe tetë të plagosur gjatë pushimit të drekës

Një sulm me armë në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga, në komunën Banga të provincës Mindanao, në jug të Filipineve, la pas tre të vdekur dhe tetë të plagosur.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua të premten pasdite, ndërsa mësimi është pezulluar në të gjitha nivelet në të gjithë komunën e Bangës.

Autoritetet bëjnë të ditur se mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë. I dyshuari për sulmin, një 16-vjeçar, vrau veten pasi qëlloi ndaj nxënësve.

Kryebashkiaku i Bangës, Albert Palencia, deklaroi për BBC-në se katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Sipas tij, sulmuesi hapi zjarr pas përfundimit të pushimit të drekës dhe goditi gjithsej 10 persona, përpara se të vriste veten.

Palencia i tha Reuters se, gjatë një bisede në drekë, 16-vjeçari u kishte kërkuar miqve të tij të largoheshin dhe të shkonin në shtëpi, duke u thënë se pas drekës do të zbatonte planin e tij.

Miqtë, sipas kryebashkiakut, nuk e kishin marrë seriozisht atë paralajmërim, pasi e njihnin të riun si dikë që shpesh bënte shaka.

Menjëherë pas drekës, 16-vjeçari qëlloi ndaj nxënësve. Autoritetet lokale vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të sulmit.

Departamenti i Arsimit në Filipine u shpreh “thellësisht i shqetësuar” për incidentin, duke theksuar se siguria dhe mirëqenia e nxënësve, mësuesve dhe personelit të shkollës mbeten prioriteti kryesor.

Kryqi i Kuq i Filipineve njoftoi se mori informacion për të shtënat rreth orës 14:00, sipas kohës lokale. Në vendngjarje u dërgua një ambulancë me katër ndihmës mjekësorë për të asistuar të plagosurit.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin të dhëna të pakonfirmuara gjatë zhvillimit të hetimit.


Shtuar 18.09.2026 22:01

sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetjojobetsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriJojobetonwinMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetAlanya EscortzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet