Hashim Thaçi po i dëgjon nga qendra e paraburgimit deklaratat përfundimtare në çështjen e dytë gjyqësore ndaj tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Të lidhura
None found
Gjatë ditës së parë të këtij procesi, ish-presidenti i Kosovës ishte i vetmi i akuzuar që ndodhej fizikisht në sallën e gjyqit. Në këtë çështje, ai akuzohet së bashku me Isni Kilajn, Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn dhe Hajredin Kuçin.
Në ditën e dytë, edhe Thaçi ka zgjedhur t’i përcjellë nga distanca fjalët e avokatëve.
Pesë të akuzuarit përballen me akuza për pengim të administrimit të drejtësisë në procesin ku Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte.
