Mbrojtja e Smakajt: Udhëzimet e përmendura gjatë vizitës së Thaçit nuk cenojnë dëshmitarët apo drejtësinë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vijuar paraqitja e konkluzioneve përfundimtare nga mbrojtja në çështjen ku Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Avokati Jonathan Elystan Rees, i cili përfaqëson Bashkim Smakajn, e nisi fjalën përmbyllëse duke kundërshtuar interpretimin e prokurorisë për shprehjet e përdorura nga Smakaj dhe Thaçi gjatë vizitave.

Sipas tij, udhëzime të tilla si “tregoi atij”, “thuaj atij” dhe “thjeshtësoja që të mos i përziej gjërat” nuk përmbajnë elementet e një vepre penale, në kundërshtim me pretendimin e prokurorisë.

Rees argumentoi se këto fjalë nuk kanë asnjë lidhje me komprometimin e hetimit efektiv, sigurinë e dëshmitarëve apo administrimin e drejtësisë. Ai theksoi se kërkesat për përgjigje të shkurtra dhe të qarta janë udhëzime të zakonshme, të përdorura në mënyrë të përgjithshme në mjedise të ngjashme në të gjithë botën, dhe se nuk mund të interpretohen si cenim i dëshmitarëve ose i procesit të drejtësisë.

Avokati shtoi se Bislim Zyrapi, për të cilin prokuroria pretendon se është ndikuar, u ka deklaruar prokurorëve se dëshmia e tij nuk është diskutuar me Smakajn.

Sipas mbrojtjes, nuk ekziston ndonjë ndalesë ligjore për takimet mes tyre, pasi Smakaj dhe Zyrapi kanë qenë miq prej vitesh.

Të gjithë të akuzuarit po e ndjekin seancën përmes videolidhjes: Thaçi nga Haga, ndërsa të tjerët nga Kosova.

Një ditë më parë, prokuroria e përmbylli paraqitjen e saj duke kërkuar dënimin me burgim të të akuzuarve, ndërsa mbrojtja e Hashim Thaçit kërkoi lirimin e tij.


Shtuar 11.09.2026 11:12

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş