Komanda operative e forcave të armatosura polake bëri të ditur sot se një objekt i paidentifikuar, që po vinte nga drejtimi i Bjellorusisë, mund të ketë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë.
Të lidhura
None found
Për të verifikuar të dhënat e regjistruara nga radarët, autoritetet aktivizuan një helikopter ushtarak. Sipas një njoftimi të publikuar në X, operacioni synon të përcaktojë natyrën e objektit dhe të përjashtojë mundësinë që bëhet fjalë për dukuri atmosferike apo reflektime të shkaktuara nga pajisjet teknologjike.
Vendet europiane kanë shtuar masat e sigurisë gjatë muajve të fundit, pas incidentit me dronë në aeroportin e Lajpcigut, për të cilin Gjermania akuzoi Moskën. Të gjitha shtetet e bllokut kanë rritur vigjilencën ndaj provokimeve të tjera të mundshme.
