Inteligjenca artificiale po thellon një hendek të ri digjital mes kompanive

Ndërsa bizneset po dedikojnë buxhete për teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe po u japin punonjësve akses në këto mjete, përhapja e inteligjencës artificiale gjeneruese dhe kufizimet mbi përdorimin e saj po krijojnë një formë të re pabarazie në botën e biznesit.

Sot, fokusi nuk është më te fakti nëse një kompani përdor apo jo inteligjencën artificiale, por te niveli i investimit në kohë dhe para që ajo vendos për këtë teknologji.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Ramp AI Index, një platformë amerikane që ndjek shpenzimet e korporatave, tregojnë se diferenca në përdorimin e inteligjencës artificiale mes kompanive është thelluar ndjeshëm.

Sipas këtij indeksi, kompanitë që renditen në 1 përqindëshin më të lartë për shpenzimet në inteligjencë artificiale harxhojnë rreth 7.450 dollarë në muaj për punonjës. Ato që janë në 10 përqindëshin më të lartë shpenzojnë 611 dollarë, ndërsa kompania mesatare arrin vetëm në 11.38 dollarë në muaj për punonjës.

Kjo prirje tregon se inteligjenca artificiale në mjedisin e biznesit nuk po shihet më thjesht si një mjet standard, por si një avantazh konkurrues që ndryshon dukshëm sipas kapaciteteve financiare, qasjes teknologjike dhe gatishmërisë për të marrë rreziqe.

Disa biznese u vënë në dispozicion punonjësve modele të ndryshme të inteligjencës artificiale, agjentë për programim, mjete të ndërtuara mbi API dhe abonime të nivelit të ndërmarrjeve. Të tjera, ndërkaq, kufizohen te paketat bazë ose vendosin kufij përdorimi për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë e të dhënave, të drejtat e autorit, ndjeshmërinë e klientëve dhe rreziqet rregullatore.

Rezervat e kompanive për adoptimin e inteligjencës artificiale evidentohen edhe në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), të publikuar në nëntor të vitit 2025, që trajton inteligjencën artificiale gjeneruese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Nga ky raport rezulton se 31 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përdorin inteligjencë artificiale gjeneruese. Ndërsa kompanitë që nuk e kanë adoptuar deklarojnë se teknologjia nuk u përshtatet nevojave të tyre, përveç shqetësimeve që kanë për të drejtat e autorit, aspektet ligjore dhe ato rregullatore.

Po i njëjti raport vëren se vetëm 28,6 për qind e ndërmarrjeve që përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese kanë hartuar udhëzime për mënyrën se si duhet ta përdorin punonjësit, çka sugjeron se në shumë raste përdorimi i këtyre mjeteve buron nga nisma individuale dhe jo nga politika të mirëstrukturuara të kompanisë.

Mungesa e këtyre udhëzimeve shton rrezikun e përdorimit të pakontrolluar. Punonjësit që përdorin mjete të inteligjencës artificiale pa miratim ose pa orientim nga kompania mund të ekspozojnë të dhëna të korporatës në sisteme të jashtme, të përfshijnë materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit në proceset e punës dhe të mbështeten në rezultate që mund të jenë të pasakta gjatë vendimmarrjes.

Në raportin e McKinsey të publikuar në janar të vitit 2025 për inteligjencën artificiale në vendin e punës, theksohet se punonjësit kërkojnë më shumë mbështetje dhe trajnim gjatë kalimit drejt përdorimit të kësaj teknologjie.

Ndërkohë që një pjesë e madhe e kompanive synojnë të shtojnë investimet në këtë drejtim, shtrohet nevoja për udhëzime të qarta korporative, programe trajnimi dhe mekanizma mbështetës, në mënyrë që punonjësit t’i përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Raporti i McKinsey nxori në pah edhe faktin se punonjësit i përvetësojnë shpesh mjetet e inteligjencës artificiale gjeneruese më shpejt sesa presin menaxherët e tyre. Kjo nënvizon domosdoshmërinë për politika të qarta përdorimi, programe për forcimin e aftësive dhe mekanizma për menaxhimin e rreziqeve, pasi investimi në teknologji, i vetëm, nuk mjafton.

Sipas ekspertëve, pabarazia që shoqëron tranzicionin drejt inteligjencës artificiale mund të shfaqet si mes kompanive, ashtu edhe mes vetë punonjësve. Ata që kanë në dispozicion abonime të avancuara dhe trajnime kanë më shumë mundësi të përfitojnë, ndërsa punonjësit me akses të kufizuar ose pa udhëzime të qarta rrezikojnë të mbeten pas.

Kompanitë po përpiqen të zgjerojnë përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për të rritur produktivitetin, por në të njëjtën kohë po vendosin kufizime për të menaxhuar çështjet që lidhen me privatësinë, sigurinë, të drejtat e autorit, saktësinë dhe përgjegjshmërinë./ AA.


Shtuar 17.06.2026 13:58

MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaa