Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar pas komenteve të Nasim Haradinajt drejtuar deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Haradinaj i kishte thënë asaj: “Të flasë për babin e vet, veç se di a guxon”.
Gacaferi tha se nuk është e pranueshme që Osmanit t’i bëhet moral për patriotizmin, edhe pse ai vetë ka mospajtime politike me të. Sipas tij, ajo ka përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
Ai rikujtoi gjithashtu pjesëmarrjen e Osmanit në protestën në Hagë për ish-krerët e UÇK-së dhe kritikoi ata që e mirëpritën atëherë, por tani e sulmojnë për deklaratat e saj.
Reagimi i plotë:
Nuk ka çka flet ish-presidentja për babanë e vet, sepse askush në botë nuk mund të më bindë se ti je më patriot se zonja Osmani!
Mund të kem 1001 mospajtime politike me zonjën Osmani, por është e papranueshme dhe e padurueshme t’i ligjërohet asaj për patriotizëm.
Zonja Osmani nuk ka “privatizuar” mijëra hektarë tokë të Kosovës, as në emër të luftës dhe as në emër të patriotizmit. Përkundrazi, ajo i ka mbrojtur interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare si pak të tjerë.
Gabimi i saj fatal ishte bashkimi me ju në protestën për ish-presidentin, i cili dikur, në studio televizive, thoshte se babai i saj paska qenë “milic i Millosheviqit”.
Nëse e dinit kush paska qenë babai i saj, pse e pranuat në protestë ju “patriotët”? Pse nuk i thatë atëherë: “Ik, se nuk na duhet vajza e filanit”?
Dhe ja ku jemi sot: po ata njerëz e sulmojnë sapo nuk u pëlqen një deklaratë e saj! Kur doli në protestë për ata në Hagë, ishte e mirë; tani e njëjta grua u bë e keqe!







