Google vjen me një aplikacion të ri, njeh 288 sëmundje përmes fotografive

“AI mund të njohë 288 sëmundje të lëkurës, por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor,“- tha firma.

“Google” ka zbuluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët.

Aplikacionit AI, i është dhënë e drejta për përdorim si një mjet mjekësor në Evropë. Një ekspert i kancerit tha se AI mund t’i lejojë mjekët të sigurojnë trajtim më të përshtatur për pacientët, raporton “BBC”.

AI mund të njohë 288 sëmundje të lëkurës, por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor,“- tha firma.

Janë dashur tre vjet për t’u zhvilluar dhe është trajnuar me anë të një seti të dhënash prej 65,000 imazhesh të gjendjeve të diagnostikuara, si dhe miliona imazhesh që tregojnë shenja për të cilat njerëzit shqetësohen dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndetshme, në të gjitha nuancat dhe tonet.

Aplikacioni gjithashtu kërkon që pacientët t’u përgjigjen një sërë pyetjesh në internet.

Ai bazohet në mjetet e mëparshme të zhvilluara nga “Google” për të mësuar të dallojmë simptomat e kancerit të caktuar dhe tuberkulozit.

Aktualisht asnjë nga këto mjete nuk është aprovuar si një alternativë ndaj diagnozës njerëzore. “Google” thotë se ka rreth 10 miliardë kërkime për lëkurën, flokët dhe thonjtë në motorin e tij të kërkimit çdo vit.

Mjekët dhe zhvilluesit e përfshirë thanë se AI është optimizuar për të shmangur vonesën e diagnostikimit të kancerit të lëkurës apo kushteve të tjera të rënda dhe njerëzit do këshillohen se çfarë duhet të bëjnë.

Ky nuk është AI i parë në kujdesin shëndetësor, por është i rëndësishëm sepse është një mjet në duart e publikut dhe jo të mjekëve.

Shtuar 20.05.2021 23:54