Rikthehen kthjellimet, si do të jetë moti sot

Orët e para të ditës paraqiten me vranësira të shpeshta dhe shira të pakta në zonat verilindore dhe skajin juglindor. Ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas Meteoalbe, duke ju afruar mesditës vranësirat largohen, duke i lënë vendin motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 6°C deri në 26°C./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 08:00