Karim Benzema nuk është më pjesë e Al-Hilal. Sulmuesi francez ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me klubin saudit pas vetëm gjashtë muajsh, pavarësisht se marrëveshja mes palëve ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Gjatë qëndrimit te Al-Hilal, 38-vjeçari luajti 13 ndeshje dhe shënoi nëntë gola.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e klubit thuhet se Al-Hilal e falënderon Benzeman për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në ekip, duke theksuar se ai tregoi gjithmonë profesionalizëm dhe përkushtim, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Benzema e nisi karrierën te Lyoni, ndërsa vitet më të rëndësishme i përjetoi me Real Madridin. Me skuadrën spanjolle, ku qëndroi nga viti 2009 deri në vitin 2023, ai u rendit ndër sulmuesit më të mëdhenj në historinë e klubit.
Në vitin 2023, francezi u transferua nga Real Madridi te Al-Ittihad, ndërsa në fillim të këtij viti kaloi te Al-Hilal.
Media spanjolle raporton se Benzema nuk ka ndërmend ta mbyllë ende karrierën si futbollist. Një prej destinacioneve të mundshme për të ardhmen e tij konsiderohet MLS-ja.
Me përfaqësuesen e Francës, Karim Benzema ka luajtur 97 ndeshje dhe ka realizuar 37 gola.
