Sot, java e 12-të e Abissnet Superiore vijon me dy sfida. Në orën 16:00, Skënderbeu mirëpret Egnatian në Korçë, teksa në orën 18:30 Elbasani dhe Dinamo përballen në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sipas koeficientëve të basteve, Egnatia shihet si një ekip shumë i fortë për Skënderbeun. Fitorja e rrogozhinasve paguhet me koeficientin 1.83, ndërsa suksesi i vendasve ka vlerën 3.50. Edhe barazimi qëndron po ashtu në 3.50.
Të lidhura
None found

Në duelin tjetër, skuadra e Elbasanit e drejtuar nga Glen Daja konsiderohet favorite me koeficient 2.10. Barazimi për këtë takim tregohet me koeficientin 3.20. Sa u përket dinamovitëve, triumfi i tyre në këtë ndeshje vlerësohet si i vështirë, me koeficientin 3.10.








