ZYRTARE / Adnan Januzaj, lojtar i ri i Las Palmas

Anësori shqiptari Adnan Januzaj do të luajë për UD Las Palmas deri në fund të sezonit, i cili bashkohet si huazim nga Sevilla.

Ka qenë klubi spanjoll që ka njoftuar ardhjen e Adnan Januzaj, i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025.

Januzaj e filloi karrierën e tij profesionale në Manchester United, duke debutuar në vitin 2013. Më pas ai u huazua te Borussia Dortmund për sezonin 2015/16 dhe te Sunderland për sezonin 2016/17.

Në vitin 2017, Adnan Januzaj u transferua në La Liga, duke nënshkruar me Real Sociedad ku bëri gjithsej 132 paraqitje deri në vitin 2022.

Në sezonin 2022/23, lojtari nënshkroi me Sevilla FC, ku ka qenë deri më tani.

Përveç kësaj, Januzaj debutoi me kombëtaren belge në vitin 2014, duke përfaqësuar vendin e tij në Kupat e Botës 2014 dhe 2018, ku Belgjika fitoi medaljen e bronztë. /Telegrafi/


Shtuar 24.07.2024 23:22