VIDEO / Jul Deda mesazh emocionues për Kombëtaren: Italia nuk ka asgjë më shumë se ne

E gjitha Shqipëria i ka kthyer sytë nga Europiani i Gjermanisë. Aty kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë në grupin B kundër Italisë.

Jul Deda, aktori që njihet për pasionin ndaj futbollit, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të motivuar djemtë e Kombëtares.

“Përshëndetje shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo video shkon ekskluzivisht vetëm në mbështetje të djemve, luanëve tonë të Kombëtares sonë të futbollit. Nesër nis një kampionat europian historik për ne. Një aventurë fantastike, e cila është kurorëzimi i një rrugëtimi fantastik gjatë eleminatorëve.

Pasnesër kombëtarja jonë e futobllit luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Kjo video shkon 100% dhe vetëm në mbështetje të luanëve të Kombëtares. Ej çuna, forca çuna! Nuk keni asgjë për të humbur e para, e dyta asgjë nuk kanë më shumë se ne ato. 11 me 11 është loja, një top është.

Ju keni zemër të madhe, pasion për futbollin dhe dashuri të paparë për flamurin. Fakti që jeni sot atje në Gjermani duke përfaqësuar çdo shqiptar që iu ndjek në këtë moment historik, tregon që flamuri është në vend të parë. Do doja t’ju uroja jo vetëm suksese po t’ju shpreh mbështetjen time personale për ngjyrat e flamurit, për zemrën tuaj, lojën dhe për çdo rezultat që do korrni gjatë këtyre finaleve të kampionatit europian.

Do doja dhe shpresoja shumë që një video të tillë ta bëjnë shumë persona publik dhe ta hedhin në rrjetet sociale. Sigurisht mbështetja është gjëja që iu duhet më shumë në këto momente sepse dëshirën për futbollin dhe flamurin nuk ja u mohojmë dot, e keni dhe e keni me shumicë. Unë iu dua fort dhe shpresoj të ktheheni faqebardhë nga Gjermania”, shprehet Deda.

Kujtojmë se takimi me Italinë merr jetë më 15 qershor në Itali. Ndeshja luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit dhe nis në 21:00.

View this post on Instagram

A post shared by Julian Deda (@juldeda)


Shtuar 13.06.2024 21:49