Silvinho renditet mes më të mirëve për vitin 2023, lë pas kampionin e botës të Argjentinës

Sylvinho ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Kombëtaren shqiptare, të cilën arriti ta kualifikonte në Kampionat Europian pas një fushate kualifikuese fantastike.

Nën drejtimin e trajnerit brazilian, kuqezinjtë arritën të përfundonin në vendin e parë në grup duke i lënë prapa Kombëtaret si Republika Çeke e Polonia, ndërkohë që e siguruan pjesëmarrjen e dytë historikë në Europian, pas asaj të vitit 2016.

E kjo punë fantastike e ish-futbollistit të Barcelonës dhe të Manchester Cityt nuk është lënë pa u vërejtur as nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe e Statistikave të Futbollit.

IFFHS e ka publikuar listën e 20 trajnerëve më të mirë të vitit 2023 aktualisht, ku ish-përfaqësuesi brazilian e zë një vend mjaft të kënaqshëm.

Më saktësisht, Sylvinho e gjen veten në vendin e pestë në këtë listë prestigjioze, duke lënë prapa emra të mëdhenj, përfshirë këtu edhe kampionin e botës me Argjentinën, Lionel Scaloni.

Përpara trajnerit brazilian gjenden vetëm Luis de la Fuente i Spanjës, Steve Clarke i Skocisë, Didier Deschamps i Francës dhe Gareth Southgate i Anglisë.

Më poshtë mund ta shihni listën e 20 trajnerëve më të mirë të vitit 2023 aktualisht, sipas IFFHS.

Më të mirët e vitit në secilën kategori, kjo e fundit do t’i zgjedhë në fund të muajit janar, si zakonisht, ndërsa juria përbëhet nga anëtarët e IFFHS-, së gazetarët sportivë dhe ekspertë të futbollit nga mbi 100 shtete të botës./albeu.com