Shijoni një nga “perlat” e arkitekturës së Katar 2022 (VIDEO)

Botërori Katar 2022 po merr gjithnjë e më shumë formë teksa sëfundmi është prezantuar impianti më ri që quhet Stadium 974 dhe ndodhet në portin e Dohas.

Një impiant me një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe që do të presë 7 ndeshje të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm.

Inagurimi i tij do të bëhet në 30 nëntor në ndeshjen e vlefshme për Kupën Arabike mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sirisë. Ky impiant fillimisht është ndërtuar për të shërbyer si një kontenier i postave ndërkombëtare për shitjet online. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 17:33