Nuk i mbijetoi dot! Ndërron jetë nga COVID-19 vëllai i Namik Dokles (FOTO LAJM)

COVID-19 i ka marrë jetën vëllait të ish-deputetit të PS, Namik Dokle.

Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga vetë socialisti me anë të një postimi në Facebook.

“LAMTUMIRË, O VËLLA! MUA MË DHE KURAJO, POR VETË NUK E PËRBALLOVE DOT COVIDIN E MALLKUAR. I PËRJETSHËM KUJTIMI!”, shkruan Namik Dokle.

Kujtojmë se vetë ish-deputeti, pak kohë më parë u përball me virusin vdekjeprurës bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e kaloi lehtë dhe pa pasoja. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 17:40