Giorgos Lagonidis ishte protagonisti kryesor i takimit të kësaj të diele, ku Skënderbeu mposhti 1-0 Egnatian në javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi qendror grek dha deklaratë për gazetarët.
“Sot ishte një ndeshje mjaft e komplikuar. Rivalët ishin tejet cilësorë. Ne e kryem punën që na takonte dhe u treguam kundërshtarëve se jemi një ekip i fortë. Me këtë grup lojtarësh që kemi, mund të sigurojmë një vend në fazën play-off për Europën,” u shpreh ai.
Të lidhura
None found
Ai shtoi më tej se me çdo ndeshje po dëshmojnë se janë një skuadër e madhe dhe se në mbyllje të sezonit do të jenë aty ku e meritojnë.
Kur u pyet nëse reparti i mbrojtjes është më i qëndrueshëm se më parë, Lagonidis u përgjigj: “Kemi një organizim më të qartë në lojë dhe ndihemi më të sigurt në atë që po bëjmë në fushë. Jemi duke u bërë më të fortë ndeshje pas ndeshje.”





