Martial la fushën i dëmtuar me Francën, Man United në ankth (VIDEO)

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, nuk e ka nisur në mënyrën më të duhur aventurën e tij tek Kombëtarja franceze.

Martial doli nga loja në fitoren 2-0 të Francës kundër Kazakistanit.

Manchester United tani po presin rezultatet e testeve mjekësorë me shpresën e një evitimi të ndonjë lëndimi eventual.

Kjo pasi edhe Marcus Rashford u tërhoq nga Kombëtarja e Anglisë pas një lëndimi të pësuar.

Martial doli nga loja në min (59′) ku u zëvendësua nga Kilyan Mbappe. Francezi nuk dukej i kënaqur, madje temë e diskutimeve në lajmet ndërkombëtare u bë edhe refuzimi i përshendetjes me dorë me Mbappen.

Manchester United ende nuk ka reaguar në lidhje më lëndimin e 25 vjeçarit.


Shtuar 29.03.2021 09:20