Buffon i “etur” për të vazhduar karrierën, por nuk e përjashton pensionimin

Legjenda e portës, Gianluigi Buffon, dëshiron që të vazhdojë të jetë protagonist i skuadrës së Juventus edhe pse vitet po kapërcojnë limitet.

Sipas “GazzettadelloSport”, italiani ka dëshirë të vazhdojë të luajë ende, sepse ka dëshirën që të paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Por, sipas artikullit, Buffon tanimë në moshën 43 vjecare nuk ka shumë opsione qe do ta lejonin këtë gje, sipas disa raportimeve, Porto mund të jetë një destinacion, por edhe tek Juventus nuk ka probleme nëse qëndron.

Sipas gazetës, ekziston mundësia që Buffon në rast të mos gjetjes së një zgjidhje, të mund të pensionohet pas finales se Coppa Italia në 19 maj ndaj Atalantas.

Shtuar 29.03.2021 09:03