Nuk i ka mirë punët më Tunën, por si reagon Roberti kur Rene dëgjon këngët e saj

Robert Berisha ka qenë gjithmonë i hapur në lidhje me marrëdhënien që ka me nënën e nipit të tij, Tunën. E dimë mirë se mes tyre nuk ka pasur dhe nuk ka miqësi, por kur vjen puna te profesioni, Roberti i jep gjithë meritat që i takojnë.

I ftuar në “E Diell”, ai ka rrëfyer se kur bën xhiro me makinë me vajzën e tij, Rene, asaj i pëlqen t’i përzgjedhë vetë këngët dhe ato që preferon më shumë janë këngët e albumit të Tunës.

“Unë dal shpesh me vajzën time dhe bëjmë xhiro me makinë. Ajo vendos këngët që do vet dhe ato këngë janë të albumit të Tunës”, -është shprehur këngëtari.

Por si reagon Roberti në këto raste? I pyetur nëse i dëgjon edhe ai, këngëtari ka thënë:

“Po, më pëlqen t’i dëgjoj. Mua përherë më ka kënaqur muzika e mirë dhe ai album ka këngë të bukura.”

Pra, mund të mos flasë me Tunën, por këngët e saj Roberti i dëgjon me kënaqësi!

Shtuar 29.03.2021 09:03